Protesta e dhunshme në Francë/ Arrestohen 101 persona

0
440

Rreth 101 persona janë arrestuar gjatë protestave për rritjen e çmimit të naftës në Francë.

Ky vendim i qeverisë Macron ka detyruar mijëra francezë të protestojnë.

Drejtoria e policisë theksoi se si pasojë e ngjarjeve të ndodhura në portestat e zhvilluara në bulevardin  Champs-Elysees të Parisit janë arrestuar 101 persona.

Protestuesit “jelekët e verdhë”, të cilët protestojnë taksën shtesë të vendosur nga qeveria për karburantet, zhvilluan protesta ditën e djeshme në Paris dhe në shumë qytete të tjerë. Policia kishte ndërhyrë me gaz lotsjellës dhe ujë ndaj protestuesve të cilët shkaktuan dëme në Champs-Elysees dhe nisën ngjarjet e dhunës dhe të cilët vendosën zjarre në disa vende. Pas përshkallëzimit të tensioneve dhe akteve të dhunës nga protestuesit policia ndërmori ndërhyrje të ashpra.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here