Kosova arreston ish-kolegen e politikanit të vrarë Oliver Ivanovic

0
430
Autoritetet e Kosovës kanë thirrur për të marrë në pyetje e më pas kanë arrestuar Silvana Arsovic, ish administratore e zyrës së politikanit të vrarë serb Oliver Ivanoviç, e dyshuar për prishje të provave të ngjarjes.
Prokurorët që hetojnë vrasjen e rëndë të politikanit popullor thanë se sekretarja e zyrës politike të Ivanoviç në Mitrovicë, dyshohet se ka ndërhyrë në regjistrimet e kamerave të sigurisë.
“Silvana Arsoviç punonte si administratore në zyrën e Oliver Ivanovic, dhe ne dyshojmë se ajo ka manipuluar me kamerat e sigurisë,” tha prokurori Syle Hoxha.
Arsoviç bëhet kështu personi i katërt i arrestuar në lidhje me vrasjen e Ivanoviç, pas tre të tjerëve që u arrestuan mëngjesin e të premtes, dy prej të cilëve anëtarë të policisë së Mitrovicës, dhe krye-të-dyshuarit Milan Radoiçiç që është në arrati.
Radoiciç, i cili ishte nën-kryetar i partisë më të madhe serbe të Kosovës, Lista Srpska, përshkruhet si drejtuesi de facto i politikave në veri të Mitrovicës, pro ka mohuar lidhje me vrasjen.
Zëdhënsi i partisë së Ivanovic, Ksenija Bozovic, tha sot se Silvana Arsovic kishte raportuar dhe herë të tjera mbi çështjen, por kësaj here iu dha masa e ndalimi për 48 orë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here