Gjykata e Tiranës ka lënë në burg për 30 ditë autorin e këpucës ndaj kryeministrit Edi Rama. Bëhet fjalë për shtetasin Ilias Sketiraj.
Gruaja e tij tha se ishin banorë prej 20 vitesh të Unazës së Re dhe se janë në proces legalizimi.
Si shumë banorë të tjerë ajo deklaroi se ka paguar taksat ndërsa akuzoi policinë se i ka dhunuar burrin dhe fëmijët.
“Kemi mbi 20 vite te Unaza e Re. Jemi ne proces legalizimi. Kemi paguar taksat. Policia më ka dhunuar burrin e fëmijët”, tha gruaja e Sketirajt.