“Njeriu duhet sinqerisht t’i trajtoj aleatët e tij”/ Orban mbron mikun e tij, Gruevskin

0
409

Kryeministri hungarez Viktor Orban ka folur sërish për ish kryeministrin maqedonas Nikolla Gruevski. Gjatë një emisioni radiofonik ai është shprehur se Gruevski nuk është vetëm aleat i tij, por aleat i gjithë popullit hungarez.

“Pa ish-kryeministrin maqedonas, do ta kishim shumë të rëndë që të mbronim kufijtë e Hungarisë nga vala a refugjatëve edhe përkundër asaj që ne ndërtuam një mur. Ai edhe atëherë kërkoi ndihmë dhe ne i ndihmuam”,  është shprehur ai.

“Njeriu duhet sinqerisht t’i trajtoj aleatët e tij”, tha Orban duke mos dashur të zbulojë se me çfarë dokumentesh ka hyrë në Hungari Gruevski.

Gjatë kohës së emisionit, lideri hungarez theksoi se në 30 vjetorin e demokracisë së Hungarisë, kjo nuk është hera e parë që shteti ka pranuar njerëz të rëndësishëm, por tha se asnjë prej tyre nuk ka qenë në cilësinë e Gruevskit, duke përsëritur qëndrimin e tij se ai është ish-kryeministër i një shteti të rëndësishëm në korridorin e migracionit drejt Hungarisë.

Në lidhje me sjelljet e ish-kryeministrit Gruevski në Maqedoni, Orban tha se Hungaria e ka të patjetërsueshme që qëndrojë larg këtyre, por edhe se nuk do të lejojë shkelje të ligjit, por vetëm gjykim të drejtë.

“Ekzistojnë beteja të komplikuara”, tha Orban, duke shtuar se të gjitha janë pjesë të drejtësisë.

Më 11 nëntor ish kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski u arratis nga vendi, ku pritej të arrestohej për të kryer dënimin që i ka përcaktuar gjyjkata, për veprën penale ‘shpërdorim detyre’. Ish lideri maqedonas përdori Shqipërinë si rrugë kalimi dhe nga Mali i Zi më pas në Serbi, pas kësaj mbërriti në Hungari ku ka kërkuar azil politik.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here