Kalon në ‘sitën’ e Vetting-ut/ Gjyqtari i Apelit të Shkodrës del para KPK

0
406

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka thirrur në dëgjesë gjyqtarin e Gjykatës së Apelit Shkodër, Luan Dervishi, i cili njëherësh është edhe kandidat  për Këshillin e Lartë Gjyqësor.

Trupi gjykues është i përbërë nga Etleda Çiftja, Firdes Shuli si dhe Pamela Qirko. Duke iu referuar deklarimeve te tij dhe verifikimet të kryera nga KPK-ja do të vendoset në lidhje me fatin e gjyqtarit Derivishin nëse do të vijojë punën në drejtësi ose jo.

Gjyqtari u bë pjesë e listës së dytë të kandidatëve për Këshillin e Lartë Gjyqësor, pas vakancës shpallur për një pozicion nga Gjykatat e Apelit jashtë Tiranës.

Ai e ka mbaruar fakultetin e Drejtësisë në vitin 1985 dhe para se të emërohej gjyqtar në Gjykatën e Apelit të Shkodrës ka punuar si inspektor pranë Këshillit të Lartë të Drejtësisë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here