Një shpërthim i fuqishëm ka tronditur mbrëmjen e sotme qytetin e Vlorës, ku një makine i është montuar një sasi lënde plasëse.
Policia bën me dije se makina ka shpërthyer në ecje pranë një karburanti.
Ndërsa mësohet se makina sapo kishte dalë nga një lavazh në momentin e shpërthimit.
Sipas informacioneve të para, mësohet se është lënduar rëndë shtetasi Agron Alushaj, i cili ndodhej brenda makinës të tipit “Benz” me targa AA703MG.
Mësohet se Alushaj ndodhet brenda sallës së operacionit, ndërsa bëhet me dije se ka humbur gjymtyrët.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 16:35, në hyrje të Vlorës pranë një karburanti ka shpërthyer në ecje automjeti i markës Benz.
Si pasojë e shpërthimit ka mbetur i dëmtuar shtetasi A.A, 48, vjeç, i cili ndodhet në sallën e reanimacionit të Spitalit Rajonal Vlorë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje duke kryer hetimet në lidhje me zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave. Vazhdojnë hetimet për dokumentimin e plotë të ngjarjes.