Maqedoni, dëshmon polici sekret i skandalit të përgjimeve qeveritare

0
508
Sot ka dëshmuar për ketë të parë në procesin maqedonas, ish-punonjësi i policisë sekrete që ekspozoi skandalin e përgjimeve ilegale i cili rrjedhimisht solli rënien e qeverisë Gruevski.
 Sipas burimeve të gjykatës ish-polici Gjorgi Lazarevski ka treguar sot për herë të parë në seancën e mbyllur sesi ka marrë provat nga kompjuterët e policisë.
Lazarevski është dëshmitari kyç i Prokurorisë Speciale në çështjen e quajtur “Target – Fortesa” ku ish-kryeministri dhe disa zyrtarë të lartë të tij akuzohen për përgjime ilegale ndaj rivalëve politikë, personave të ndryshëm, ndërsa më pas kanë shkatërruar provat.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here