Deputeti shqiptar mbërrin në varrimin e Kacifas dhe flet greqisht: Ka rëndësi jetike!

0
407

Një orë para varrimit të ekstremistit grek Kacifas, në Bularat mbërritën edhe 2 politikanët shqiptarë.

Deputeti i PDBNJ Vangjel Dule, nga fshati Bularat, ka kërkuar zbardhjen e vrasjes së Kostandino Kaçifasit.

Duke folur për mediat shqiptare dhe ato greke, Dule dha fillimisht deklaratën në gjuhën greke e më pas në gjuhën shqiptare.

“Jemi sot në këto momente që janë momentet e varrimit dhe janë të shenjta. Jemi me mamanë, me babain dhe gjithë komunitetin, jemi për të shprehur nderimin ndaj të ndjerit por edhe vendosmërinë që e vërteta duhet të ndriçohet deri në fund. Zbardhja e saj është me rëndësi jetike. Ajo mund të vonojë, por nuk mund të humbasë”, tha Vangjel Dule.

Kreu i PBDNJ kërkoi të zbardhet plotësisht e vërteta e vrasjes së minoritarit grek. Deklaratë kjo që tingëllon e çuditshme, aq më tepër kur bëhet nga një deputet shqiptar.

Sipas versionit zyrtar të policisë, Kostandino Kacifas ishte i pari që qëlloi me breshëri ndaj policisë. Ai hapi zjarr dhe ndaj forcave speciale RENEA dhe nuk pranoi që të dorëzohej. Nga shkëmbimi reciprok i zjarrit, mbeti i vrarë 35-vjeçari Kacifas.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here