Renato Mekolli, shefi i kuzhinës në emisionin “Hell’s Kitchen” është komentuar kryesisht negativisht për shkak të mënyrës jo etike të sjelljes me konkurrentët.
Por në një format të tillë, ku në ekranet shqiptare bëhet marketing në këtë farë soj mënyre, do të ishte mënyra e vetme për të krijuar audiencë, të përcjellësh polemikën banale që kërkon masa të shohë.
Këngëtari i njohur Skerdi, disa ditë më parë postoi disa fragmente të formatit në profilin e tij në Instagram dhe në mënyrë ironike u tall me prezantuesin e tij.
Në videot ku Renato shpërthen në ofendime, Skerdi shkruan se u fiksua dhe e quan “tip”, shefin e kuzhinës të cilin e cilëson si “gangsterin më të madh të momentit”.
Në lidhje me këtë deklaratë të tij ai i ka shkruar vetë Renatos duke i dërguar lajmin.
Pjesë nga mesazhet
Skerdi: Rri se tkam bo gangster tani ty. (shoqëruar me emoji duke qeshur)
Renato: Po ti rrofsh. (shoqëruar me emoji duke qeshur)