Dha dorëheqjen pas arrestimit të vëllait, ja kush e zëvendëson Arben Isarajn

0
349

Është komanduar drejtori i ri i Drejtorisë së Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor.

Në krye të DPSHTRR është komanduar Azbi Arapi, i cili aktualisht mban postin e  Zëvendës Drejtorit të Përgjithshem Ekonomik.

Lajmin e ka bërë me dije Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor në një njoftim për shtyp ku thotë se komandimi u bë për të mos kolapsuar punën institucionale në DPSHTRR.

Arapi plotëson vendin e lënë bosh pas dorëheqjes së Arben Isaraj, i cili dha dorëheqjen pas arrestimit të vëllait të tij me disa doza droge dhe armë zjarri.

“Arapi duke u bazuar në programin e Qeverisë RAMA 2, po trajton problematikat e ndeshura në këtë institucion, me qëllim për të rritur cilësinë e shërbimit ndaj qytetarëve, me ambicien realizimin e tyre në kohë reale. Nën vëmendjen e tij, DPSHTRR-ë angazhon të gjitha strukturat e saj, që shërbimi ndaj qytetarëve në vazhdimësi të jetë në rritje cilësore dhe sipas standarteve më të larta”, thuhet në njoftim.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here