“Provova forcën e miqësisë, Shpërthen Tahiri: Një orkestër e tërë u bë bashkë, bilbila dhe kopila

0
354

Saimir Tahiri në konferencën e shumëpritur në ambientet e “Rogner” është shprehur se nuk e ka pasur të lehtë të heshtë dhe se nuk e ka humbur në asnjë moment besimin se e vërteta do të dalë një ditë.

Gjatë fjalës së tij, Tahiri ka sulmuar opozitën fillimisht por edhe njerëzit brenda PS-së që e kanë luftuar dhe po e luftojnë.

“Këtu në vendin tonë, kur ua do interesi politikanë e analistë, çirren studiove se nuk mund të mbahet përgjegjësi për vëllanë, gruan, motrën, kunatin, baxhanakun…E kujtoni si kërkonin arrestimin tim, Lulzim Basha, opozita bërtiste gjithandej, Monika Kryemadhi dhe me gjithë kryemëdhenjtë e tjerë që unë kam nga mbrapa…

Dhe jo vetëm këta po një orkestër e tërë u bë bashkë, bilbila dhe kopila u bënë bashkë për të thënë se Tahiri është përfshirë në trafikun e drogës. Dhe unë ua bëra qejfin dhe regjistrova hetim në Itali.

Dhe rezultati është ky. Kujtoni këtu se unë u akuzova për një byzylyk, dhe kostum se kam vajtur vetë e kam provuar ën Itali, por ja që Prokuroria e Antimafia e ka provuar dhe ka dalë në përfundimin se janë gënjeshtra.

E vërteta një ditë do të bërtasë më shumë se gënjeshtra. Shumë politikanë kanë vjedhur dhe nuk janë hetuar. Politika çdo ditë bën gënjështra dhe hetime. Kush më qëndroi pranë në kohë të vështira, kush më kërkoi në kohë të vështira, kush ishte me mua në kohë të vështira, unë nuk i harroi”, u shpreh Tahiri.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here