Google search engine
Home Aktualitet “Për të gjithë ata meraklij politike”. Artan Hoxha publikon videon si Kostandinios...

“Për të gjithë ata meraklij politike”. Artan Hoxha publikon videon si Kostandinios Koçifa qëllon drejt policisë dhe terrorizoi fshatin

0
462

Në Bularat të Gjirokastrës dje u vra nga RENEA shtatasi nga minoritari grek, Kostandinios Koçifa.Ky i fundit hapi fillimisht zjarr në drejtim të makinave të Policisë së Shqipërisë, ndërsa edhe pse thirrjet për t’u dorëzuar kanë qenë të shumta, 35-vjeçari ka zgjedhur rrugën e kundërpërgjigjes.Operacioni nuk u filmua nga RENEA që është praktikë standarde sespe nuk kanë patur mundësi. Por gazetari investigativ Artan Hoxha ka publikuar një video ku shtatasi që mbeti dje i vrarë qëllon me armë duke terrorizuar fashatin.

“Për të gjithë ata meraklij politike që kanë “dyshime”, po u publikoj një video ku shfaqet Kostandinos Kacifas dje paradite në fshatin Bularat, duke qëlluar me bresheri kallashnikovi dhe duke terrorizuar gjithkënd. Ja pse policia shqiptare nuk kishte zgjidhje tjetër….”- shkruan Hoxha në Facebook.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here