Paralajmërim për tatimpaguesit me rënie të xhiros: Duhet të merrni patjetër këto masa

0
431

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve i bën thirrje tatimpaguesve me rënie të xhiros që të përmbushin me korrektësi detyrimet tatimore.

Administrata Tatimore ka konstatuar nga monitorimi i vazhdueshëm se ka tatimpagues aktivë që kanë pasur rënie në xhiron e deklaruar në kasat fiskale, krahasuar kjo me periudhat paraardhëse. Tatimpaguesit do të duhet që të vetëkorrigjojnë raportimet, duke reflektuar aktivitetin real që ushtojnë.

Të gjitha rastet e tatimpaguesve do të trajtohen përmes sektorit të Kontrollit në çdo Drejtori Rajonale Tatimore nëpërmjet thirrjeve në zyrë, vizitave në terren, vizitave fiskale në raste të veçanta, si dhe përmes çdo rruge tjetër komunikimi që do t’i shërbente përmirësimit të raportimit të qarkullimit me pajisje fiskale.

Administrata Tatimore ka konstatuar edhe tatimpagues, të cilët rezultojnë se nuk kanë transmetuar rregullisht shitjet e tyre ditore. Tatimpaguesit duhet të vënë në dijeni Administratën Tatimore në lidhje me shkaqet, për të cilat nuk është bërë i mundur transmetimi, si dhe të marrin masa për të rregulluar problemin.

Bëhet me dije se nëse në vijim, nga ana e tatimpaguesve nuk do të merren masat e nevojshme për përmirësimin e raportimit me kasë fiskale dhe transmetimet ditore të shitjeve, ata do të bëhen objekt i kontrolleve tatimore.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here