Ekzekutimi i 35-vjeçarit, dhjetëra grekë mbërrijnë në Bularat, shtyhet varrimi i ekstremistit

0
425

Më shumë se 100 persona nga Greqia kanë mbërritur në Bularat të Dropullit në pritje të ceremonisë mortore të 35-vjeçarit Kostandinos Kaçifas.

Ndërkohë ende priten përfundimet e ekspertizës mjeko-ligjore të viktimës dhe mësohet se edhe konsullata greke ka kërkuar sqarime mbi ngjarjen.

Varrimi, që mendohej se do të bëhej pasditen e së hënës, mesa duket është shtyrë për të martën në pritje të përfundimit të procedurave dhe sqarimit të  pretendimeve të familjareve të viktimës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here