Dalin detaje të reja. Ekstremisti grek ishte pjesë e policisë sekrete, ja çfarë disponon Greqia

0
492

Kostandinos Kacifas, 35-vjeçari i vrarë ditën e djeshme ishte njeriu i trupave speciale të ushtrisë greke dhe me bindje radikale.

Në profilin e tij në Facebook, ai kishte plot mesazhe ku bën thirrje për rezistencë të grekëve në jug të Shqipërisë, të cilët i quan “vorio-epiriotë”.

Megjithëse pala greke nuk e specifikon si të tillë, historiani Arben Llalla shkruan i bindur në Facebook se Konstandinos Kacifas ishte pjesë sekrete e Autonomisë së Veriut të Epirit.

Llalla shkruan:

Greku i vrarë ishte pjesë e policisë sekrete të Autonomisë së Veriut të Epirit. Është mirë që policia e Shqipërisë t’i drejtohet me shkresë sigurimit të Greqisë për materialet që disponon. Greqia disponon kartën e policisë sekrete të Kostandin Kacifas që ishte pjesë policisë sekrete të Autonomisë.”

Ndërkohë kujtojmë që Kacifas ishte baba i një vajze 13-vjeçare dhe i divorcuar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here