Në studion e emisionit ‘Java’ në RTSH deputeti demokrat Enkeled Alibeaj është përplasur me gazetarin Artan Hoxha duke bërë një deklaratë të fortë.
Deputeti i PD-së, tha se informatori i kokave reale të krimit është dekonspiruar nga policia.
“Policia dekonspiroi informatorin e kokave reale të krimit. Kokat e krimit janë të nivelit të lartë kriminal ose të lidhur me politikën“, deklaroi Alibeaj.