Një emision i ri do të na mbërthejë së shpejti para ekranit të “Top Channel” dhe gjejeni pak kush e drejton

0
585

Një tjetër program do të nisë me fillimin e vitit të ri në televizionin “Top Channel”.

Florian Agalliu do të jetë moderatori kryesor i këtij programi që ka një format ndryshe nga sa kemi parë.

“Prive” shkruan se moderatori po punon për një reality show të titulluar “Dita e parë e punës”.

Ky reality show pritet të transmetohet nga janari në ekranin e “Top Channel”, në vazhdën e riformatimit dhe pasurimit të skenës programore me prodhime të televizionit.

‘Dita e parë e punës’ do të shoqërojë teleshikuesit për plot 12 javë rresht dhe puna për xhirimet e puntatave tashmë ka nisur.

Ndërkohë, moderatori është aktiv në këtë televizion. Çdo mëngjes ai drejton programin ‘Në shtëpinë tonë’ me Stela Kotrin në “Top Channel”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here