Kreu i grupit parlamentar Taulant Balla ashtu siç paralajmëroi një ditë më parë ka paditur sot në Prokurorinë e Krimeve të Rënda tre persona pas daljes së regjistrimit të Fredi Alizotit, i cili sipas prokurorisë ishte imitues i Agron Xhafajt.
Balla ka paditur sot kreun e PD-së Lulzim Bashë, deputetin demokrat Ervin Salianji si dhe Florenc Hoxhën, personin që ka regjistruar videon.
Padia është depozituar sot tek Krimet e Rënda dhe deputeti socialist akuzon tre persona për “shpifje” dhe “kallëzim të rremë”.