Një automjet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në greminë në rrugën e “Dajtit”, në fshatin Surrel.
Mësohet se brenda automjetit ndodhen 3 persona të gjinisë mashkullore, ndërsa dy prej tyre janë në gjendje të rëndë.
Makina që ka rënë në greminë është e tipit “Fuoristradë”.
Në vendgjarje janë dërguar shërbimet e Policisë, Zjarrfikëses dhe Ambulanca.
Njoftimi i policisë:
Më datë 07.10.2018, rreth orës 18:30, në rrugën e “Dajtit”, në fshatin Surrel, një mjet ka dal nga rruga dhe ka rënë në greminë.
Brenda në mjet dyshohet të jenë tre persona.
Në vendgjarje janë dërguar shërbimet e Policisë, Zjarrfikëses dhe Ambulanca.