Disa javë më parë në emisionin “Fiks Fare” u transmetua një kronikë në lidhje me shoqatën artistike “Ferdinand Deda” e cila merrte vajza si sekretare dhe më pas i punësonte si prostituta.
Atëherë në lidhje më ngjarjen reagoi dhe vetë djali, Elton Deda duke u shprehur se ai do të merrte çdo veprim për të larguar emrin e të atit nga ajo shoqatë.
I ftuar në emisionin “Rudina”, kompozitori ka treguar se shoqata tashmë është pezulluar, ndërsa ka shtuar se për çdo rast që do të përdoret emri i babit të tij, duhet të merret leje nga familja.
“Nuk është e çuditshme që një shoqatë të krijohet në emrin e një ikone, siç ka qënë babi. Kjo u mor vesh në mënyrën më të shëmtuar, se emri i nderuar i Fred Dedës përdorej për prostitucion. Unë jam interesuar në Gjykatë dhe shoqata është pezulluar”, ka thënë ndër të tjera Elton Deda.