Mesnatën e mbrëmshme i është vënë flaka shtëpisë së oficeres gjyqësore pranë Prokurorisë së Elbasanit, Laura Boçi.
Flakët janë përhapur me shpejtësi ndërsa familja ka qenë në gjumë.
Si pasojë e flakëve ka pësuar dëmtime vjehrra e oficeres e cila është dërguar me urgjencë në spital.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Holta”, pas bashkisë së qytetit të Gramshit ndërsa motivet e kësaj ngjarje tronditëse nuk bëhen ende me dije./Newsbomb