Google search engine
Home Ekonomi Bordi i Transparencës njofton çmimet e reja të karburanteve

Bordi i Transparencës njofton çmimet e reja të karburanteve

0
20

Bordi i Transparencës ka caktuar çmimet e reja të hidrokarbureve. Duke nisur nga sot në orën 14:30, nafta do të shitet me 210 lekë. Çmimi i naftës është ulur me 10 lekë. Ndërkohë, benzina do të shitet me 173 lekë/litri, një ulje me 8 lekë.

Bordi i Transparencës në datë 9 Prill 2026, në mbledhjen e radhës vendosi:

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 210 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 198 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 173 lekë/litri,ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 161lekë/litër.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 9 ora 14.30 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtëj vendimi.

Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit.

Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit sëbashku me Ministrinë e Financave dhe Ministirinë e Infrastrukturës dhe Energjisë janë angazhuar të mbrojnë interesat e konsumatorëve shqiptarë dhe ruajtjes së parimeve të konkurencës së ndershme në treg.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here