Google search engine
Home Ekonomi Bordi i Transparencës njofton çmimet e reja të karburanteve

Bordi i Transparencës njofton çmimet e reja të karburanteve

0
13

Në mbledhjen e radhës, Bordi i Transparencës ka njoftuar se në fund të diskutimeve është marrë vendimi për ulje të çmimit të naftës.

Bordi i Transparencës vendosi se çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 220 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 208 lekë/litër.

Ndërsa, çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN  të  jetë jo më shumë se 181 lekë/litri,ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 169 lekë/litër.

Theksohet se këto çmimet të caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 8 ora 15.30 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

Në njoftimin zyrtar, nënvizohet se çdo operator i shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës, ka detyrimin e zbatimit të këtij vendimi.

Dhe se në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here