Google search engine
Home Lifestyle Shëndet “Kujdes nga Ozempic, mos luani me hormonet”

“Kujdes nga Ozempic, mos luani me hormonet”

0
52

Eksperti i mjekësisë holistike, Nikola Ndoni, i ftuar ne “Koha për t’u zgjuar” në News24 paralajmëroi për rreziqet që vijnë nga përdorimi i Ozempic-ut, që shihet si “ilaç çudibërës” që ndihmon në rënien e shpejtë nga pesha.

Ai renditi efektet negative të përdorimit të Ozempic dhe medikamenteve të ngjashme me të, ndërsa shtoi se qytetarët duhet të kenë kujdes e të mos luajnë me hormonet.

“Pilulat magjike, fatkeqësisht na i kanë bërë sikur çdo problem zgjidhet me pilule. I bëj thirrje qytetarëve, mos bini pre e metodave të shpejta dhe të thjeshta për rënien nga pesha, shkatërrohet shëndeti.
Agjërimi është mënyra më e mirë dhe më e thjeshtë për rënien në peshë.
Ozempic, dhe jo vetëm sepse ka edhe të tjera të ngjashme, janë medikamente. Nuk është se jam kundër medikamenteve 100 për qind, po përdorimi I tyre në këto raste është shumë e pa pranueshme. Patjetër që funksionon dhe bien nga pesha, por si bie dhe me çfarë pasoja? Me hormone nuk duhet të luhet.
Rrezik i mundshëm mund të jetë edhe verbimi I pa kthyeshëm pasi enët e gjakut janë të holla. Shkakton gjithashtu dy herë më shumë depresion. Tendencat për vetëvrasje shkojnë gjithashtu në dyfishim.
Pas 12-36 muaj nga përdorimi mund të ndodhë edhe shfaqja e kancerit të tiroideve. Personat që e përdorin humbin masë muskulare, pas ndërprerjes, pesha rimerret por tashmë me masë madhore dhe nuk ka më masë muskulare”, tha ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here