Google search engine
Home Politike Parlament Kushtetuesja shfuqizon rregulloren e Kuvendit për Komisionet e reja: Procedura e ndjekur,...

Kushtetuesja shfuqizon rregulloren e Kuvendit për Komisionet e reja: Procedura e ndjekur, antikushtetuese

0
13

Gjykata Kushtetuese vendosi të pranojë kërkesën e deputetëve të opozitës dhe shfuqizoi rregulloren e re të Kuvendit që lidhet me komisionet e përhershme.

Kushtetuesja ka gjetur shkelje te procedura e përshpejtuar dhe mënyra sesi thirren mbledhjet e komisioneve.

Gjyqtarët kushtetues konkluduan se vendimi i Kuvendit duhet shfuqizuar, për shkak së cënon parimin e demokracisë përfaqësuese të lidhur me lirinë e shpresës së deputetëve si pasojë e shkeljes së rregullave të thirrjes së mbledhjes së Kuvendit si dhe të procedurës së ndjekur për miratimin e rregullores.

Sipas Gjykatës vendimi i Kuvendit për miratimin e rregullores së re është në papajtueshmëri me Kushtetutën.

3 ditë pas konstituimit, me 79 vota pro Kuvendi miratoi ndryshimin e rregullores ku u krijuan 11 komisionet të përhershme parlamentare nga 8 që ishin më parë.

Gjatë votimit në Kuvend të rregullores, demokratët e braktisën seancën dhe e konsideruan çështjen puç kushtetues.

1 e 5 e deputetëve e dërgoi çështjen në Gjykatë Kushtetuese duke pretenduar se procesi zgjati vetëm 1 orë dhe deputetët nuk patën mundësi të paraqesin propozimet e tyre. Gjatë seancës Kuvendi pretendoi se në kushtet e urgjencës kishte zbatuar rregullin aq sa mundej.

Me këtë vendim të gjykatës kushtetuese, numri i komisioneve për momentin mbetet 8 dhe Kuvendi ka afat 30 ditë pas botimit në vendimit në fletoren zyrtare për ripërsëritjen e procedures për komisionet e reja.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here