Ina Kosturi nderohet me Bronze Medal në Global Music Awards (SHBA)

0
11

Arritjet e muzikës shqiptare po tërheqin vëmendjen ndërkombëtare, duke vendosur artistët tanë në qendër të skenës globale. Suksesi i fundit vjen si një dëshmi e talentit dhe përkushtimit të jashtëzakonshëm në fushën e muzikës. Ina Kosturi, profesore e asociuar e violinës në Universitetin e Arteve nderohet me Bronze Medal në Global Music Awards (USA) për kompozimin “Koncert për violinë dhe orkestër”. Universiteti i Arteve në Tiranë shprehet se Çmimet Globale të Muzikës (GMA) njihen gjerësisht nga ekspertët e industrisë si një ceremoni që vlerëson artistët shumë të talentuar.

Juria prestigjioze përbëhet nga personalitete fitues të çmimeve “Grammy” dhe “Emmy”. “Çmimet globale të Muzikës marrin çdo vit pjesëmarrje nga e gjithë bota, në një gamë të gjerë, nga këngët, te albumet muzikore, muzikë instrumentale, simfonike, muzikë filmi dhe spektakli. Ky vlerësim për profesoren e asociuar të Fakultetit të Muzikës Ina Kosturi vjen pas disa çmimeve të tjerë të rëndësishëm në Slloveni, Maltë, Vjenë, Zvicër, USA, Angli”, thuhet ndër të tjera nga Universiteti i Arteve.

Ky sukses përbën një tjetër moment të rëndësishëm në karrierën artistike dhe akademike të Ina Kosturit, duke dëshmuar nivelin e lartë të krijimtarisë së saj muzikore.  Arritje të tilla shërbejnë si frymëzim për studentët dhe brezat e rinj të artistëve. Kontributi i saj vazhdon të afirmojë muzikën shqiptare në skenën globale.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here