Qyteti i Romës ka vendosur që turistët të paguajnë një tarifë prej 2 eurosh për t’u afruar më afër Shatërvanit të famshëm të Trevit.
Nga sot, 2 shkurt 2026, vizitorët duhet të paguajnë këtë tarifë për të zbritur shkallët drejt zonës pranë basenit të ujit, vendi ku zakonisht hidhen monedhat për fat ndërsa vëzhgimi i shatërvanit nga sheshi mbi vazhdon të jetë falas.
Qëllimi i kësaj pagesë nuk është të mbledhë para, por të ulë turmat, të menaxhojë më mirë rrjedhën e vizitorëve dhe ndalojë njerëzit që hanë pizë apo akullore mbi monument, që sipas autoriteteve nuk i jep fontanës respektin e duhur.
Kjo ide u diskutua që në 2024 si pjesë e strategjisë së Romës për turizëm të qëndrueshëm.
Para vendimit, ishin vendosur edhe projekte për të kufizuar dhe organizuar radhën e njerëzve rreth shatërvanit, për shkak të mbipopullimit dhe fluksit të njerëzve që frekuentonin zonën.
Orari i pagesës ndryshon sipas ditëve: gjeneralja është nga 9 :00 deri 22 :00, por ka edhe variante për ditë të tjera. Pas orës 22 :00, hyrja afër fontanës është falas.
Të ardhurat e parashikuara nga tarifa pritet të jenë rreth 6.5 milionë € në vit, të cilat do të përdoren për përmirësime dhe mirëmbajtje të trashëgimisë kulturore të qytetit. Banorët e Romës janë të përjashtuar nga kjo tarifë, si dhe disa vende të tjera me tarifë të re në qytet.


































