Eurovision 2026/ Zbuloni në cilën prej netëve do të performojë Shqipëria

0
26

Gjatë mbrëmjes së sotme është hedhur shorti zyrtar i gjysmëfinaleve të Eurovision Song Contest 2026, duke përcaktuar renditjen e shteteve pjesëmarrëse në dy netët gjysmëfinale.

Në edicionin e këtij viti marrin pjesë gjithsej 35 shtete. Ashtu si çdo vit, shtetet e mëdha – Italia, Britania e Madhe, Gjermania, Franca – së bashku me vendin nikoqir, Austrinë, janë të kualifikuara automatikisht në finalen e madhe.

Shqipëria është shortuar të performojë në natën e dytë gjysmëfinale, konkretisht në pjesën e dytë të mbrëmjes, një pozicion që konsiderohet mjaft i favorshëm për kualifikimin në finale.

Këtë vit, Shqipëria përfaqësohet nga Alis me këngën “Nan”, një projekt që ka ngjallur interes dhe pritshmëri te publiku vendas dhe fansat e Eurovisionit.

Eurovision Song Contest 2026 do të mbahet në Vjenë, Austri, me gjysmëfinalet që zhvillohen më 12 dhe 14 maj, ndërsa finalja e madhe më 16 maj 2026.

Image

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here