Nis këtë mbrëmje Festivali i Këngës në RTSH, edicioni i 64 me 28 këngë

0
38

Festivali i Këngës në RTSH nis këtë mbrëmje në Pallatin e Kongreseve. Edicioni i 64-t i Festivalit të Këngës në RTSH  nis mbrëmjen e datës 17 dhjetor, për të vijuar dhe në datat 18, 19 dhe 20. Këtë vit janë përzgjedhur 28 artistë, që do të jenë në konkurrim në Festivalin e Këngës në RTSH në edicionin e 64-t. Festivali i 64-t i Këngës në Radio Televizionin Shqiptar do të vijë për katër net me radhë për publikun, ku nata e parë dhe e dytë siç është bërë me dije më parë do të jenë netët konkurruese, nata e tretë do t’i kushtohet nostalgjisë, ndërsa nata e katërt do të jetë finalja e madhe. Në këtë edicion në skenë do të jetë Fifi dhe Tiri Gjoci, Alis, Vedat Ademi, si edhe artistë si Evi Reçi, Erik Lloshi, Kamela Islamaj, grupi 2 Farm, Erand Sojli, etj. Artistët pjesëmarrës në festival janë përzgjedhur nga Komisioni i Festivalit nën drejtimin artistik të Elhaida Danit.

Edhe këtë vit në skenën e festivalit do të jenë artistë të ftuar. Tommy Cash është i ftuari special i natës finale në Festivalin e 64-t të Këngës në RTSH. “Espresso macchiato” është kënga që Tommy Crash do të interpretojë për publikun shqiptar në natën e 4-t të festivalit. Artisti estonez Tommy Cash në vitin 2025 gjithashtu përfaqësoi Estoninë në “Eurovision Song Contest” me këngën “Espresso Macchiato”. Ndërsa Festivali i Këngës në RTSH nis këtë mbrëmje në Pallatin e Kongreseve dhe vijon deri më 20 dhjetor, fituesi i këtij edicioni do të përfaqësojë Shqipërinë në “Eurovision 2026”, që do të zhvillohet në maj të vitit të ardhshëm në Austri. Gjysmëfinalja e parë “Eurovision” do të zhvillohet më 12 maj, gjysmëfinalja e dytë më 14 maj dhe finalja e madhe do të mbahet më 16 maj 2026.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here