“Ashtu si Aleksandër Moisiu në SHBA, kur para shfaqjes i dhanë një telegram, e lexoi dhe e futi në xhep, edhe Sandër Prosi, kur i thanë se i kishte vdekur…”/ Historia e panjohur e aktorit të famshëm

0
84

Nga Prof. Dr. Përparim Kabo

I nderuar mjeshtër, po të shqetësoj, dua të bisedojmë sepse ditët kanë rrjedhur dhe vitet një pas një, që nga 24 marsi i 1985-ës. Ishte një e diel tragjike, “Një pranverë e hidhur”, si edhe titullohej filmi që kishte nisur të xhirohej! Ty nuk të kishte ngrohur ky titull, tek e mbaje skenarin në duar shpesh kishe thënë “se si më duket ky titull”! I tillë rezultoi, kishte mbërritur të paralajmëronte largimin tënd nga bota fizike, nga njerëzit e dashur, nga kolegët, nga skena e teatrit, nga sheshet e xhirimit. E hidhur mjeshtër, e pasur nga një e hënë me një shi të tmerrshëm, kur të gjithë me një pikëllim të thellë të përcollën për në banesën e fundit, qanin të gjithë shqiptarët këtej dhe andej kufirit, kudo që ishin.

Zemrat e tyre ishin plagosur rëndë. Po përcillnin Ismail Qemalin e tyre, Dhaskal Todrin, Dajë Vranën, Sefedinin e “Gjeneral Gramafonit”, me pengun që duheshin zbërthyer fjalët e tija me litar në fyt: “O popull, sa gjëra bëhen në emrin tënd, madje edhe Naltmadhënia flet në emrin tënd”! Vërtet Sandër (të lutem më ndje që po të flas kështu, në një konfidencë njerëzore), ç’është marrëdhënia e njërit me popullin?! Ky ekuacion nuk mund të zgjidhet pa një të dhënë thelbësore, pa atdheun dhe vendin që zë ai në vetëdijen e njeriut!

Populli ka atdhe, njeriu ka vendlindje, sepse secili nga ne ka ardhur në këtë jetë një ditë pa lejen e tij dhe largohet një tjetër me miratimin e tij, dhe kjo ndodh vetëm kur misioni i jetës është përmbushur, dhe ti e ke jetuar atë me ideale atdhetare dhe me vlera civile, i palëkundur përballë sfidave dhe me dashuri njerëzore në çdo rrethanë. U bënë 25 vjet, mjeshtër që ndodhesh në botën e shpirtrave, por ne të kemi pothuaj çdo mbrëmje në vatrat tona familjare. Sepse, një herë na vjen si Dr. Kristo Borova (më pëlqen ky emër, edhe Krisht edhe Borova martire që u dogj nga gjermanët nazistë), po je i mirëseardhur edhe si inxhinier Abdyl Sharra, edhe si drejtori i shkollës së Debatikasve edhe si Jaho Labi!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here