Skena e arteve pret fëmijët, këtë dhjetor Koncerti i Madh Muzikor

0
80

Koncerti i Madh Muzikor për Fëmijë vjen me një program të pasur muzikor. Koncerti do të zhvillohet në Universitetin e Arteve në Tiranë dhe vjen, si një nga veprimtaritë që zhvillohen këtë muaj të fundit të vitit, duke sjellë dhe një atmosferë festive. Universiteti i Arteve, Tiranë shprehet se do të jetë një pasdite me plot muzikë dhe momente, që do të mbahen mend gjatë. “Fëmijët kanë përgatitur program me këngë të hareshme, pjesë të bukura nga formacioni i harqeve, që do ta mbushin sallën me emocion dhe lumturi. Ejani të festojmë së bashku dashurinë e pastër të fëmijëve dhe kujtimet e bukura që na bashkojnë me babagjyshin.

Do të jetë një pasdite plot muzikë, gëzim dhe momente që do t’i mbajmë mend gjatë!”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e Universitetit të Arteve. Koncerti do të zhvillohet më 13 dhjetor në orën 17:00 te salla e madhe e Koncerteve e Universitetit të Arteve. Koncerti do të zhvillohet në bashkëpunim edhe me Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit.

Pjesëmarrës në këtë koncert janë Kori i Zërave të Bardhë i TKOB-së, të ftuar formacioni i harqeve “Arcobello” -Albana Zoto drejtuese e formacionit, Heiden Musaraj në piano, “Once upon a Decembre”- Edra Topalli,  “Chanson du Bebe” Elod Kastrati, piano Laura Lila, “Kori i zërave të bardhë” -Sonila Baboçi drejtuese e korit dhe Ingrid Pulizo piano, “Nina Nanna Marinare” nga Krisa Gjika, “Papagena-Papageno” nga Krisa Gjika, Noel Prifti dhe Laura Lila në piano. Përgjatë këtij muaji në Tiranë po zhvillohen veprimtari të ndryshme, ku pjesë e tyre janë dhe koncertet që zhvillohen me fëmijët. “Kori i zërave të bardhë” që është pjesë e këtij koncerti ka qenë më parë dhe në veprimtari të tjera që janë zhvilluar në TKOB.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here