E thashe me ze te larte : Jam Shqiptar

0
73

Aktori me origjinë shqiptare që ka bërë karrierë të suksesshme në Greqi, Nikos Gelias, ka prekur publikun me një rrëfim të sinqertë dhe të dhimbshëm mbi racizmin që ka përjetuar në fëmijëri.

Në një intervistë për televizionin “Mega”, aktori i serialit të ri “Mavo Rodo” tregoi se ka mbërritur në Greqi në moshën 5-vjeçare, si emigrant ekonomik bashkë me familjen. Por vitet e para kanë qenë të mbushura me përjashtim dhe paragjykim.

Gelias rrëfeu se familja detyrohej të ndërronte shpesh banesë, sepse shumë pronarë i largonin sapo mësonin që ishin shqiptarë. Racizmi e ndiqte edhe në shkollë, ku – sipas tij – mësuesit shpesh nuk i jepnin as fjalën në klasë.

“Origjina ime është nga Shqipëria. Kur erdhëm në Greqi na kanë hequr nga shumë shtëpi vetëm se ishim shqiptarë,” – tha ai, duke shtuar se kjo periudhë ka lënë gjurmë të thella tek ai si fëmijë.

Rrëfimi i aktorit të njohur ka prekur opinionin publik në Greqi, ndërsa shumë shikues e kanë përgëzuar për guximin dhe sinqeritetin. Pavarësisht vështirësive, Gelias është sot një nga aktorët më të dashur të ekraneve greke, duke dëshmuar se talenti dhe puna mposhtin çdo paragjykim.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here