“Det i thellë blu” vepër e dramaturgut Terence Rattigan në skenën teatrore

0
53

“Det i thellë blu” një dramë  mbi dashurinë dhe humbjen këtë dhjetor në skenën e Teatrit Kombëtar. Vepra e autorit  Terence Rattigan, që shënoi premierën në muajin nëntor në skenë me regji nga Rovena Lule vijon për publikun dhe në datat 3, 4, 5, 6, 7 dhjetor në mbrëmje.

Në ngjarjet e dramës, Ester gruaja e një gjyqtari të respektuar, që braktis gjithçka për dashurinë e një piloti të ri. Por pasioni i saj kthehet në dëshpërim dhe e çon drejt një përplasjeje mes jetës, dashurisë dhe vetvetes. Aktorë në role janë: Olta Daku, Alfred Trebicka, Igli Zarka, Neritan Liçaj, Anila Bisha, Donald Shehu, Niada Saliasi dhe Florian Agalliu. “Det i thellë blu” është një nga veprat më të fuqishme të dramaturgut britanik Terence Rattigan, një histori emocionale që zhytet në thellësitë e shpirtit njerëzor. Përkthyes i veprës Durim Taçi, kostumografe Berina kokona, skenografia Genc Shkodrani dhe muzika në shfaqje nga kompozitori Endri Sina. Terence Rattigan është një nga emrat e rëndësishëm të dramaturgjisë britanike. I njohur për mjeshtërinë e tij në krijimin e dramave psikologjike, të provokuara nga konfliktet e brendshme dhe emocionet e pathëna, Rattigan ndërtoi një stil unik, që vazhdon të ndikojë teatrin kontemporan në mbarë botën.

Vepra teatrore këtë sezon vjen si produksion i Teatrit Kombëtar dhe vijon këto mbrëmje të shfaqet për publikun te salla e madhe te “Ar Turbina” në vijim dhe të tjera shfaqjeve më parë në programin artistik të këtij institucioni.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here