Nga Julia Vrapi
Videombikëqyrje GKA ofroi një këndvështrim të ri mbi fondin tradicional të Galerisë Kombëtare të Arteve. Tirana Art Weekend vijoi këtë vit në mbi 17 hapësira të ndryshme,me platforma të reja artistike, premiera, performanca dhe ekspozita, ku një nga veprat gjatë këtyre ditëve ishte edhe videoinstalacioni më i fundit i artistit të njohur Gentian Shkurti, i projektuar mbi fasadën e saporestauruar të Galerisë Kombëtare të Arteve në Tiranë. Duke përdorur kamera mikroskopike, video eksploron teksturat e fshehura dhe gjurmët e kohës në veprat e fondit të Galerisë Kombëtare të Arteve, duke zbuluar një dimension të ri të trashëgimisë pamore shqiptare. Nga GKA bëhet me dije se vepra u komisionua nga Rrjeti i Arteve Pamore Shqiptar (AVAN) dhe Galeria Kombëtare e Arteve (GKA) me rastin e Tirana Art Weekend 2025, duke shënuar fillimin e një bashkëpunimi afatgjatë që mbështet prodhimin artistik dhe dialogun institucional. Fundjavën që lamë pas, fasada e Galerisë Kombëtare të Arteve u transformua në një hapësirë arti me videoinstalacionin site-specific Videombikëqyrje GKA të Gentian Shkurtit, që ofroi një këndvështrim të ri mbi fondin tradicional të galerisë, por si artist ai përgjatë aktivitetit të tij ka marrë pjesë në disa ekspozita ndërkombëtare të rëndësishme, mes tyre edhe nga Qendra Pompidou në Francë. Tirana Art Weekend, i organizuar nga Rrjeti Shqiptar të Arteve Pamore -the Albanian Visual Art Network (AVAN), është një platformë vjetore e bashkëpunimit midis institucioneve, hapësirave të pavarura dhe kolektivave artistike në Shqipëri. Siç është bërë me dije ky edicion i dytë këtë vit shënoi edhe nisjen e një bashkëpunim të përvitshëm nën emërtimin AVAN x GKA: Komisionim Artisti. Përmes kësaj nisme, çdo vit do të komisionohet në bashkëpunim me GKA, një vepër e një artisti shqiptar, e cila i shtohet koleksionit të Galerisë Kombëtare të Arteve.
Tirana Art Weekend këtë vit të dytë solli një program të pasur me ngjarje artistike, ekspozita, performanca dhe takime krijuese. Tirana Art Weekend organizuar nga the Albanian Visual Art Netëork zhvilloi edicionin e parë në vitin 2024 dhe këtë vit zhvilloi edicionin e dytë me një sërë veprimtarish nga 27 deri më 30 nëntor. Artistë, kuratorë, hapësira kulturore dhe dashamirës të arti. Veprimtaritë kryesore këtë vit të Tirana Art Weekend u zhvilluan te selia e Institutit të Integrimit të Ish-të Përndjekurve Politikë, e vendosur në një vilë të restauruar të shekullit të 20, por të tjera vijuan vijojnë në hapësira më tej në Tiranë. Tirana Art Weekend që këtë vit zhvilloi edicionin e dytë me një sërë veprimtarish përgjatë muajit nëntor, synon të kthehet në një traditë që e pasuron jetën kulturore të qytetit dhe nxit zhvillimin e skenës së artit bashkëkohor në Shqipëri.
Tirana Art Weekend në vitin e dytë
































