Ethet e Festivalit të Këngës/ Kush janë artistët pretendentë, për të prekur magjinë e Eurovision-it?

0
5

Festivali i Këngës në RTSH po afron dhe ka nisur me vrull lakimi i emrave më të njohur të skenës, por po përfliten këto orë edhe emra surprizë që rikthehen pas shumë vitesh.

Mes aplikimeve që janë bërë publike tashmë, spikasin disa prej artistëve më të njohur si: Enis Neziri, Vedat Ademi, Fifi & Tiri, Erik Lloshi, Lorenc Hasrama dhe Lynx, Evi Reçi e Gerta Mahmutaj, apo Enxhi Nasufi, Sara Kapo e Kamela Islamaj, Alis Kallaci dhe Edmond Mancaku, Voltan Prodani dhe Sergio Hajdini etj.

Edhe pse vet ekipi i festivalit ne RTSH nuk ka publikuar një listë finale e zyrtare, emrat po qarkullojnë me shpejtësi. Këto ore po diskutohet edhe për një pjesëmarrje të mundshme të këngëtares nga Kosova Era Istrefi, duke theksuar ambicien e saj për të prekur skenën e Eurovision-it.

Korridoreve të ambienteve ku flitet për këtë garë të ethshme kanë nisur të lakohen që tani edhe emra potencialisht fitues, që njihen për balada të fuqishme të tyre, si Fifi apo Enis Neziri.

A do të jenë këto dy artiste që do të luftojnë për çmimin e madh, apo lista e pretendentëve do të përmbyset, kjo mbetet për tu parë, megjithatë vokali i këtyre emrave njihet për fuqinë dhe përqafimin nga publiku, bazuar edhe në pjesëmarrjen e tyre në kompeticione të tjera të mëdha.

Megjithatë ajo që dimë nga informacionet jozyrtare, është fakti i larmishmërisë së perfomancave dhe artistëve pjesëmarrës, rryma të ndryshme dhe deri te personazhe që eksperimentojnë në këtë fushë për herë të parë e që ngjallin kuriozitet te publiku.

Deri sa Elhaida Dani dhe ekipi i saj të na tregojnë më shumë, ne do vazhdojmë të presim dhe diskutojmë me kërshëri gjithçka thuhet ”lart e poshtë” për festivalin e fundvitit në RTSH.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here