Milaim Zeka: Kam përgjime të gazetarëve shqiptarë në Ambasadën serbe

0
43

Gazetari Milaim Zeka ka bërë një deklaratë të fortë në emisionin Dita Jonë në A2 CNN, duke pohuar se disponon përgjime të gazetarëve shqiptarë të përfshirë në skema bashkëpunimi me ambasadën serbe në Tiranë.

“Unë njoh me emër dhe mbiemër çdo gazetar shqiptar që ka shkruar kundër UÇK-së dhe luftës së Kosovës, të paguar nga shërbimi sekret serb. Ka qenë një armatë e tërë gazetarësh në Shqipëri që merrnin lekë nga ambasada serbe. Ata janë superaktivë edhe sot, i ke nëpër studio televizive,” – u shpreh Zeka.

Ai theksoi se disponon dokumente komprometuese: “I kam në dorë edhe përgjimet e ambasadës serbe. Njërit, për shembull, botuesit të gazetës Bota Sot ia kam publikuar dosjen. Ai ka qenë me mision në Tiranë. Unë i di me emra të gjithë gazetarët shqiptarë, në çfarë ore kanë hyrë në ambasadën serbe, çfarë instruksionesh kanë marrë, madje edhe përgjimet telefonike.”

Sipas tij, disa prej këtyre gazetarëve vazhdojnë të jenë aktivë edhe sot në media, duke vijuar retorikën kundër UÇK-së dhe duke mos e ndarë atë nga figura e ish-presidentit Hashim Thaçi.

“Unë i di me emrat të gjithë gazetarët shqiptarë, në çfarë ore kanë hyrë në ambasadën serbe, çfarë instruksionesh kanë marrë, përgjimet telefonike. Sot, i ke të njëjtit në studio që shajnë UÇK-në. Nuk e ndajnë Hashim Thaçin, duke thënë se ai gjatë luftës ka qenë hero dhe më tej ka qenë krejt tjetër”, tha Zeka.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here