Pesë shfaqje të Teatrit të Kukullave në bashkëpunim me Teatrin e Diasporës për fëmijët e diasporës në Amerikë

0
59

Pesë shfaqje të Teatrit Kombëtar të Kukullave në bashkëpunim me Teatrin e Diasporës u realizuan për fëmijët e diasporës në Amerikë. Këto shfaqje që u dhanë këtë kohë për fëmijët e diasporës në Amerikë përkonin me një moment historik për komunitetin shqiptar, përfshirjen e gjuhës shqipe në komunikimet zyrtare të shkollave publike të Nju Jorkut. Sipas teatrit këto shfaqje ishin dhe një dhuratë e çmuar për gjeneratat e reja që rriten larg atdheut. “Por që ndihen më pranë rrënjëve përmes artit dhe gjuhës shqipe”, thuhet nga teatri. Për këto shfaqje teatri shprehet dhe për punën e artisteve Klaudia Hila, Esmeralda Kame dhe Ermonela Alikaj, të cilat përfaqësuan me pasion teatrin shqiptar në skenat e Amerikës.

Në prani të figurave të njohura të komunitetit dhe medias, sipas teatrit u theksua rëndësia e këtyre shfaqjeve për forcimin e identitetit tonë kulturor. “Ky është vetëm fillimi i një bashkëpunimi të ri mes Teatrit të Kukullave dhe Teatrit të Diasporës, një mision për ta çuar teatrin tonë kudo ku flitet shqip”, shprehet teatri. Projekti u mundësua nga Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, ndërsa teatri shprehet për një jehonën e madhe nga komuniteti dhe media. “Gazeta Dielli: “Shfaqjet e Teatrit Kombëtar të Kukullave në Nju Jork hapin siparin e vitit të ri shkollor dhe mundësinë e një bashkëpunimi me perspektivë”. Vatra Boston: “Ky është një rast i rrallë dhe i paharrueshëm për fëmijët shqiptarë që të shohin shfaqje artistike në gjuhën amtare dhe të lidhen më shumë me kulturën tonë”, janë disa nga materialet në media që sjell në vëmendje teatri. Me fillimin e sezonit të ri artistik edhe në skenën e Teatrit Kombëtar të Kukullave në Tiranë kanë nisur shfaqjet në skenë për fëmijët.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here