Kush mund të blejë vite pune për pension, ISSH tregon kush përfiton dhe kush përjashtohet, ja kriteret kryesore

0
25

Të gjithë shtetasit shqiptarë të cilët kanë mbushur moshën 18 vjeç deri në arritjen e moshës për pension pleqërie kanë të drejtë të paguajnë sigurim vullnetar. Instituti i Sigurimeve Shoqërore njofton se sigurimi vullnetar mund të kryhet për vitin aktual, për periudha të kaluara, ose për më shumë të ardhura. Sipas ISSH-së sigurimi kryhet përmes pagesave mujore, tremujore ose vjetore duke bërë të ditura edhe pagesat, ndërsa për kontributet e parapaguara të periudhave të ardhshme bëhen zbritje. Nga sigurimi vullnetar përjashtohen ata që kanë përfituar nga skema e sigurimit të detyruar, si edhe të vetëpunësuarit në bujqësi, të cilët përfitojnë subvencione nga buxhetit i shtetit.

Njoftim i ISSH-së

Kanë të drejtë të paguajnë SIGURIM VULLNETAR shtetasit shqiptarë të cilët kanë plotësuar moshën 18 vjeç deri në arritjen e moshës për pension pleqërie.

Cilat fusha mbulohen me sigurim vullnetar?

Sigurim vullnetar për vitin korent

Kanë të drejtë të paguajnë personat që nuk bëjnë pjesë në sigurimin e detyrueshëm. Kontributet mund të paguhen mujore, tremujore ose vjetore dhe për kontributet e parapaguara të periudhave të ardhshme bëhen zbritje të masës së caktuar të kontributeve, si në vijim:

  • 6% mbi shumën për një pagesë vjetore (me kusht që pagesat të realizohen brenda muajit janar)
  • 3% mbi shumën për një pagesë 6-mujore (me kusht që pagesat të realizohen përpara fillimit të periudhës 6-mujore, që do të mbulohet me sigurim vullnetar)
  • 1,5% mbi shumën për një pagesë 3 mujore (me kusht që pagesat të realizohen përpara fillimit të periudhës 3-mujore, që do të mbulohet me sigurim vullnetar)

Sigurim vullnetar për periudha të kaluara

Personat kanë të drejtë të paguajnë sigurim vullnetar për plotësimin e periudhave të kaluara, të pambuluara me sigurim të detyrueshëm, deri në plotësimin e moshës për pension pleqërie.

Sigurim vullnetar për më shumë të ardhura

  • Kanë të drejtë të paguajnë personat e punësuar, të vetëpunësuar dhe punëdhënësit privatë, për pensione më të larta pleqërie, invaliditeti dhe familjar.
  • Kontributet vullnetare për më shumë të ardhura, paguhen deri në nivelin maksimal, por vetëm për vitin korrent dhe jo për periudha të mëparshme.
  • Kuota mujore e sigurimit vullnetar aktualisht është 8,640 lekë,
  • kuota vjetore është 103.680 lekë

Sigurimi vullnetar nuk mund të bëhet:

  • Pas lindjes të së drejtës për një përfitim nga skema e sigurimit të detyruar.
  • Nga të vetëpunësuarit në bujqësi, të cilët përfitojnë subvencione nga buxhetit i shtetit.

Sigurimi vullnetar në çdo rast bëhet nëpërmjet një marrëveshjeje ndërmjet personit që aplikon dhe punonjësit të ngarkuar në strukturat e ISSH – së

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here