Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu njoftoi sot se për herë të parë këtë vit, mësuesit do të kenë planet e tyre mësimore në platformën SMIP.
Ajo e konsideroi këtë hap si një tjetër mundësi për përdorimin e hapësirës digjitale, që pritet të sjellë më shumë lehtësi për mësuesit dhe më shumë garanci për verifikimin e cilësisë së mësimdhënies në shkollat tona.
Këtë vit, me përfundimin e vitit shkollor, janë më shumë se 16 mijë letra informuese që u kanë vajtur prindërve përmes sistemit SMIP nga mësuesit koordinatorë për orientimin e karrierës, mësuesit kujdestarë, të cilët kanë informuar prindërit për nxënësit, për prirjet e tyre, për talentet e shfaqura, për arritjet e tyre.
“Një tjetër mundësi për përdorimin e hapësirës digjitale për mësuesit në sistemin SMIP, ku për herë të parë këtë vit do të kenë planet e tyre mësimore. Më shumë lehtësi për mësuesit, më shumë garanci për verifikimin e cilësisë së mësimdhënies në shkollat tona”, shkruan ministrja.