Si u minua Nord Stream nga ish-agjenti i Kievit dhe një grup i vogël zhytësish

0
58

Një ish-kapiten i ushtrisë ukrainase dhe ish-anëtar i shërbimeve sekrete, i njohur si Sergeii K., është arrestuar në Itali për përfshirje në misionin e sabotimit të gazsjellësit Nord Stream.

Operacioni, i quajtur “Andromeda”, u krye në shtator 2022 nga një grup i vogël zhytësish civilë dhe ushtarakë, me qëllim shkatërrimin e tubacionit të gazit të Rusisë.

Sipas hetimeve gjermane, sabotimi ishte një nga operacionet më të mëdha dhe të pazakonta të kohëve të fundit, duke shënuar fazat fillestare të luftës në Ukrainë.

Misioni kushtoi rreth 300 mijë euro, të siguruara nga biznesmenë dhe pjesëtarë të grupit, përfshirë oficerë të lartë dhe persona me lidhje të fuqishme me Kievin. Sergeii K., 49 vjeç, udhëhoqi operacionin nga një jaht 15-metra, duke kaluar përmes Polonisë dhe Suedisë.

Në bord ishin katër zhytës civilë, përfshirë një grua dhe dy ushtarakë elitë. Ata përdorën pajisje zhytjeje dhe hartat e hapura për të lokalizuar tubacionin e vendosur 80 metra nën det.

Eksplozioni i tubacionit shkaktoi një sasi CO₂ (dioksid karboni) të barabartë me atë që prodhon Danimarka në një vit, duke shkatërruar tre nga katër tubacionet.

Arrestimi në Itali është i pari lidhur me sabotimin e Nord Stream, dhe vjen pas tre vitesh hetime ndërkombëtare. Ministrja gjermane e Drejtësisë e ka përshkruar operacionin si “jashtëzakonisht të rrezikshëm dhe të sofistikuar”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here