Opozita me 3 grupe parlamentare. Pas Mediut dhe Dukës, Berisha “shpërblen” me 3 deputetë dhe PL

0
61

Kreu i PD Sali Berisha do t’i japë 3 deputetë nga lista e tij, Partisë së Lirisë, për të krijuar grupin e ri parlamentar me 7 deputetë në Kuvendin e ri të Shqipërisë, i dalë pas zgjedhjeve të përgjithshme të 11 majit.

Lajmin e ka bërë me dije Sekretari i Përgjithshëm i PL, Tedi Blushi i cili  në një prononcim për TCH, tha se Partia e Lirisë do të jetë në kuvend dhe nuk do ta bojkotojë atë apo të dorëzojë mandatet, pasi mori vetëm 4 mandate nga zgjedhjet e 11 majit.

“Ne kemi renë dakord që në rast se forca jonë politike nuk do kalonte pragun prej 7 deputetësh të domosdoshëm për krijimin e grupit parlamentar atëherë do marrim tre deputet nga Partia Demokratike në mënyrë që te jemi gjithashtu një zë i rëndësishëm në Kuvendin e ri.

Të jeni të sigurt që zëri i zotit Meta do dëgjohet fuqishëm në Kuvendin e ri në çdo seancë dhe në çdo mbledhje të komisioneve parlamentare”, u shpreh Blushi.

Për të krijuar një grup parlamentar duhen së paku 7 deputetë dhe duket se PD  po ndjek të njëjtën praktikë sic ndoqi me aleatët e tjerë, Fatmir Mediu dhe Agron Duka, për të marrë bonuset që jep rregullorja e Kuvendit, duke bërë që në legjislaturën e re opozita të ketë më së paku tre grupe parlamentare.

Lideri i opozitës, Sali Berisha ka konfirmuar se së shpejti do të mblidhen forumet dhe do të marrin vendimet përkatëse.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here