SPAK përfundon hetimet për dosjen Meta-Kryemadhi, Prokuroria e Posaçme nis komunikimin e akuzave

0
2

SPAK ka përfunduar hetimet për dosjen Meta-Kryemadhi dhe ka nisur komunikimin e akuzave.

Mësohet se deputetja e PL, Monika Kryemadhi do të paraqitet para prokurorëve të posaçëm ditën e mërkurë.

Ende nuk dihet se kur do t’i komunikohen akuzat presidentit të PL, Ilir Meta.

Fatime Kryemadhi, nëna e Monika Kryemadhit pritet të paraqitet sot në ambientet e SPAK.

Ndërsa Ema Çoku dhe Pirro Xhixho janë paraqitur aktualisht në Prokurorinë e Posaçme dhe po njihen me akuzat e çështjes në ngarkim.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here