Lija e majmunit, informacion por jo panik

0
19

Nga Tritan Kalo, mjek infeksionist

Informimi në kohë pakëson si panikun po ai njëkohësisht edhe daravit mjegullnajën gjithollogjike, mjaft e shprehur dy vitet e Pandemisë së Sars-Cov2/Covid-19, gjithollogji e cila reaktivizohet e përfton nga rrethanat kur sapo kërkohet protagonizëm mediatik….

Është një tendencë mbarëbotërore këto vitet e fundit, që njerëzia të mbahet në presion informativ panik-ndjellës: Pandemia e Sars-Cov2/Covid -19, Luftë në Ukrainë dhe pasojat e saj mbi zinxhirin ushqyes të popullatës botërore, Hepatiti enigmatik kryesisht në fëmijët, dhe tani Lija e Majmunit, nesër….Who knows?!?!…

Disa fjalë në lidhje me Lijën e Majmunit (Monkey pox), për të cilën flitet shpesh e zhurmohet jo pak nëpër organet e shtypit viziv, si dhe të atij të shkruar këto kohët e fundit….

Lija e majmunit është një sëmundje jo e rëndë virale, e cila u zbulua në 1958 dhe rasti i parë human u raportua më 1970 në Republikën Demokratike të Kongos, e më pas edhe në mjaft vende të tjera të Afrikës Qendrore e Perëndimore….

Njeriu infektohet:

 1- nga kontakti direkt me kafshët, por edhe

 2- nga kontakti me një person tjetër të infektuar….

Periudha e fshehtë (e inkubacionit) e sëmundjes varion nga 7-14 ditë (por mundet të shkojë nga 5-21 ditë)….

Sëmundja fillon me ethe, dhembje koke e muskujsh, lodhje mjaft të shprehur si dhe zmadhim të gjëndrave limfatike anash qafës, poshtë nofullës ose në rrëzë të kofshëve, në një një anë ose në të dy anët e trupit….

2-3 ditë më pas zhvillohet rashi (njollat e kuqe) fillimisht në fytyrë e më pas ato përhapen në të gjithë trupin….

Lezionet në lëkurë progresojnë në stadet e mëposhtme para rënies së tyre: makula (njollë e kuqe), papula, fshikza (vezikula), pustula dhe krusta (koriçka)….

Sëmundja zgjat 2-4 javë….

Ecuria në përgjithësi është e favorshme dhe vdekshmëria mjaft e ulët në vëndet jo endemike, jo afrikane….

Deri më sot që nga zbulimi i saj, nuk janë përshkruar Epidemi të shkaktuara nga “Monkey pox”….

Lija e Majmunit për nga klinika si dhe lezionet e lëkurës DUHET diferencuar kryesisht me Lijën e Dhënve (VARICELËN), e cila shkaktohet nga një Herpes -virus dhe jo nga një Pox-Virus si “Lija e Majmunëve”, andaj nuk ka imunitet të kryqëzuar në mes të sëmurëve që kalojnë Varicelën dhe Linë e Majmunëve…..

VARICELA është një sëmundje e përhapur jo pak kohët e fundit në vendin tonë, dhe një sëmundje e njohur mirë nga mjekët si ato të Shërbimit Parësor po ashtu dhe ata/ato të Shërbimeve Spitalore….

Individët e vaksinuar para vitit 1983 për Lijën e vërtetë (Variola vera/Smallpox, vatra e fundit e së cilës në Europë ishte në ish-Jugosllavi më 1972 dhe në Botë në Etiopi më 1982), fatmirësisht kanë imunitet edhe ndaj Monkey pox (Linë e Majmunit)…..

Më pas një Vaksinë e tillë me rekomandim të OBSH-së (WHO), u hoq nga Skemat e vaksinimit…

Individi i sëmurë është infektues 7 ditë para dhe 21 ditë pas shenjave klinike (lezioneve të lëkurës)…..

Përkujdesi dhe trajtimi i të sëmurëve në të dy sëmundjet, Monkey pox dhe Varicela është pothuajse i njëjtë…..

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here