Leje për falje të namazit, dy orë pushim për faljen e xhumasë si dhe krijimi i hapësirave të faljes për punëmarrësit të cilët janë besimtarë myslimanë.
Këto janë tre propozimet që parashikohen për t’u përfshirë në Kodin e Punës, të cilat u diskutuan në Komisionet parlamentare. “Punëdhënësi merr masa që të ofrojë një ambient të posatshëm për punëmarrësit e besimit mysliman për të kryer ritet e tyre fetare. Në rast se numri i punëmarrësive të këtij besimi është më shumë se 50, punëdhënësi ka për detyrim të ndërtuar një ambient të posaçëm për kryerjen e riteve fetare Punëdhënësi është i detyruar të respektojë oraret e faljes për punëmarrësit mysliman, sipas njoftimeve paraprake që i janë bërë atij nga punëmarrësi, për sa kohë është e mundur kjo për shkak të natyrës së punës. Punëmarrësi i besimit mysliman, ka të drejtën e pushimit dy orë çdo ditë të premte me qëllim që të falë namazin e xhumasë në ambientin më të afërt të xhamisë në vendin e punës.”
Por diskutimet për këto propozime në komision vijuan në verifikimet për mos arritur në abuzime dhe se si do të verifikohet këto leje për 2 orarshin e faljes. “A është parashikuar se si mund të kontrollohet kjo gjë? Sepse kur vjen fjala pastaj një shkëputje nga puna, apo një orë pushimi mund të abuzojnë, ose të kërkohet që të bëhet edhe nga punonjës të tjerë, që mbase nuk e duan për atë arsye, por që të abuzohet dhe të vazhdojnë të shkëputen nga ora e punës.” “Për sa i përket, se si do të verifikohet.
Unë nuk besoj se dikush deklaron që një i punësuar do të shkoj në xhami, të falë namaz 2 orë, do gënjej. Sepse flasim për njerëz që besojnë në Zot.” Sipas deputetëve, në Kushtetutë cilësohet se Shqipëria është një shtet laik. “Po të ishit referuar, kemi një nen të caktuar që Republika e Shqipërisë është një republikë laike. Dhe shteti është neutral, shteti na lë për besimi sit ë duam vetë. Nuk ndërhyn shteti atje.”