200 mijë kërkesa për 22 mijë bileta, Shulku zbardh planet e FSHF-së

0
16

Adriatik BALLA

Shqipëria dhe Serbia përplasen në duelin e 7 shtatorit në Tiranë, në ndeshjen e parë kualifikuese për eliminatoret e Kupës së Botës. Ndeshja në “Arenën Kombëtare” të Tiranës është e xhiros së tretë në grupin K dhe tanët dëshirojnë me patjetër fitore. Në fakt, kompanitë e basteve i japin më shumë shanse skuadrës serbe, por sikurse është shprehur vetë trajneri Silvinjo, shanset e secilës skuadër janë të hapura dhe kuqezinjtë do të bëjnë më të mirën për të dalë fitues. Në kuadër të këtij takimi, ka pasur një interesim të jashtëzakonshëm nga tifozët për bileta, gjë që ka vënë në dilemë edhe vetë FSHF-në, e cila ka marrë qindra mijëra kërkesa e stadiumi që kemi ka një kapacitet prej 22500 vendesh, pra 10 herë më shumë kërkesa sesa kapaciteti i impiantit. Debati i përzgjedhjes do të vazhdojë, por dukshëm kjo ndeshje mbar t emocion dndaj dhe kërkesat janë të larta. Për më tepër, përfaqësuesja serbe shihet sirival kryesor për vendin e dytë në gup.

Situata me biletat

Më pak se 10 ditë larg ndeshjes së radhës kualifikuese të Shqipërisë përballë Serbisë dhe kryefjala mbetet më tepër tek bileta pasi sportdashësit fitoren e konsiderojnë një detyrim më shumë se sa në ndeshjet e tjera të kuqezinjve përballë këtij kundërshtari, si rrjedhojë janë të shumtë ata që do të duan të jenë dëshmitarë të saj në Arenën Kombëtare më 7 qershor. Në një intervistë për “Top Channel”, sekretari i përgjithshëm I FSHF-s, Ilir Shulku tregon se çfarë ndodh me procesin e biletave që ndryshe nga takimet e tjera për këtë ndeshje janë me prenotim dhe më pas me një short kompjuterik të rastësishëm. “Ka mbetur edhe një ditë nga prenotimi i biletave që është data 30 maj pasi procesi i prenotimit ka filluar më 15 maj dhe ndryshe nga ndeshjet e tjera këtë herë ka patur një kërkesë mbi 200 mijë bileta ndërkohë që kapaciteti I stadiumit është 22 mijë vende. Për të hyrë në stadium do të duhet që sportdashësit të kenë me vete edhe një kartë ID që korrespondon me emrin në biletë për ndryshe nuk do të futen dot”, tha Ilir Shulku, sekretar i përgjithshëm i FSHF-s.

Masa ekstreme nga policia

Shulku pranoi se ka masa ekstreme nga policia dhe se FSHF mban kontakte me policinë. “Po kemi patur disa takime me drejtuesit e policisë dhe më I fundit ishte dje pasi kjo ndeshje konsiderohet me risk të lartë dhe këtë herë policia do të ketë masa shumë të rrepta dhje do të ketë disa rrethime kontrolli. Ndonjëherë ngarkesa të tilla e kalojnë cakun dhe nuk bën mirë, por lojtarët tanë aktivizohen në klube të rëndësishme në Europë dhe patjetër që unë jam optimist dhe besoj se i kemi të gjitha shanset për të fituar”, nënvizoi më tej Shulku. Shqipëria ka zhvilluar deri më tani dy ndeshje sa i përket fushatës eliminatore të Botërorit 2026-të me Anglinë dhe Andorrën nga të cilat ka fituar 3 pikë duke u renditur e dyta pas 3 luanëve në Grupin K, ndërkohë që Serbia do të zhvillojë ndeshjen e parë pikërisht ndaj Shqipërisë më 7 qershor në këtë fushatë eliminatore të botërorit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here