Largohet nga drejtimi i Qendrës Spitalore Universitare Alma Cani/ Ja kush do të jetë emri pasues

0
13

Largohet ende pa ndonjë arsye konkrete nga drejtimi i Qendrës Spitalore Universitare Alma Cani. Në vend të saj pritet të emërohet mjekja pediatre onkohematologe Profesoresha Donjeta Bali.

Mësohet se të enjten do të bëhet prezantimi i drejtores së re me stafin drejtues të QSUT. Profesoreshë Alma Cani, ish-shefja e reanimacionit në spitalin Universitar Shefqet Ndroqi qëndroi në krye të qendrës më të madhe spitalore për afro 14 muaj. Cani erdhi në krye të QSUT në 25 mars 2024.

Profesoreshë Bali është prej më shumë se 20 vite pjesë e QSUT pasi ajo ofron kujdes shëndetësor në shërbimin e pediatrisë e specializuar në fushën e onkohematologjisë pediatrike dhe sëmundjet e rralla.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here