Renato Hoxhaj informator i grupeve kriminale? Karamuço tregon pse u ekzekutua roja në Vlorë

0
56

Profesori i kriminalistikës, Ervin Karamuço tha se një operacion sekret të FNSH dhe RENEA mbrëmjen e së martës është arrestuar njëri nga autorët e vrasjes së 58-vjeçarit Renato Hoxhaj 2 ditë më parë në qytetin e Vlorës. Karamuço tregoi se policia e ka zbardhur plotësisht vrasjen që fillimisht u dyshua për çështje pronësie, nga ku ka rezultuar se bëhet fjalë për një vrasje mafioze të porositur nga Dubai nga grupe kriminale.

“Deri tani dyshohet se nga ana e grupeve kriminaleve rivale i ndjeri është akuzuar shpesh si informator i grupit tjetër dhe është ekzekutuar me urdhër nga Emiratet e Bashkuara. Janë grupe transnacionale por që rrënjët i kanë në Vlorë”, tha Karamuço në Now në Euronews Albania.

58-vjeçari Renato Hoxhaj është ekzekutuar me 4 plumba mëngjesin e sotëm në lagjen “Hajro Çakërri” në Vlorë pranë banesës së tij. Ai punonte prej pesë vitesh si roje në një objekt në ndërtim aty pranë. Policia ka siguruar pamje nga kamerat e sigurisë, ndërsa burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se autori ishte i maskuar me kapele dhe shall dhe ka qëlluar viktimën 4 herë para se të largohej në këmbë nga e njëjta rrugë nga erdhi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here