“Nuk i shërbente me qëllim politikës sonë”/ Shtetet e Bashkuara i heqin “non grata-n” zyrtarit të lartë hungarez

0
63

Shtetet e Bashkuara kanë hequr sanksionet ndaj Antal Rogán, një prej bashkëpunëtorëve më të ngushtë të kryeministrit hungarez Viktor Orbán, duke argumentuar se masa ndëshkuese “nuk përputhej më me interesat e politikës së jashtme të SHBA-së”.

“Sekretari informoi ministrin e Jashtëm Szijjarto për largimin e zyrtarit të lartë hungarez Antal Rogán nga Lista e Shtetasve të Përcaktuar Posaçërisht dhe Personave të Bllokuar të Departamentit të Thesarit të SHBA-së, duke vënë në dukje se përcaktimi i vazhdueshëm nuk ishte në përputhje me interesat e politikës së jashtme të SHBA-së”, tha Bruce.

Lajmi u bë i ditur nga Departamenti i Shtetit amerikan, pas një telefonate mes Sekretarit të Shtetit Marco Rubio dhe homologut hungarez, Péter Szijjarto, të martën. Ky vendim përfaqëson një kthesë të rëndësishme nga qëndrimi i administratës Biden, e cila e kishte futur Rogan në listën e zezë më 7 janar, duke e akuzuar për korrupsion sistematik dhe përdorim të pushtetit për shpërndarje të burimeve shtetërore tek miqtë politikë të partisë Fidesz.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here