Grenell kërkon mbylljen e Speciales: Gjykatë e motivuar politikisht

0
30

I dërguari amerikan për misione të posaçme, Richard Grenell, ka bërë thirrje që t’i ndalen fondet Gjykatës Speciale në Hagë. Ai ka thënë se e gjitha është politike dhe se janë shpenzuar dhe shpërdoruar miliarda.  “Ndaloni fondet për këtë gjykatë! E gjithë kjo është politike. Miliarda janë shpenzuar e shpërdoruar”, ka shkruar Grenell në platformën “X”. Reagimi i Grenell vjen pas një sërë kritikash ndaj kësaj gjykate lidhur me proceset gjyqësore që ka bërë ndaj ish-liderëve të luftës çlirimtare të Kosovës. Më herët ai ka deklaruar se ‘Themeluesi i shtetësisë së Kosovës, presidenti Hashim Thaçi, duhet të festojë sot në Prishtinë, jo pas hekurave në Hagë. Evropianët nuk kanë arritur të veprojnë kundër kësaj padrejtësie në 5 vitet e fundit”.  Prej pesë vitesh Ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimit ndodhen të burgosur në Hagë, të akuazuar për krime lufte.

Dhomat e Specializuara u krijuan për të gjykuar krimet që dyshohet se u kryen nga luftëtarët e UÇK-së gjatë dhe menjëherë pas luftës së Kosovës nga viti 1998 deri në vitin 2000. Ato janë pjesë e sistemit gjyqësor të Kosovës, por janë të vendosura në Hagë dhe përbëhen nga personel ndërkombëtar. Ato u krijuan nën presionin e aleatëve perëndimorë të Kosovës, të cilët druheshin se sistemi i drejtësisë së Kosovës nuk ishte mjaftueshëm i fuqishëm për të gjykuar rastet e lidhura me UÇK-në dhe për të mbrojtur dëshmitarët nga ndërhyrja. Por e ashtuquajtura “gjykatë speciale” nuk shihet me sy të mirë nga shqiptarët e Kosovës, të cilët e shohin atë si një fyerje për luftën e UÇK-së për çlirim nga sundimi serb.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here