1 mijë rezervistë kërkojnë fundin e luftës në Gaza, “çmendet” Netanyahu: Grup ekstremist! Duan të përmbysin qeverinë

0
22

Letra e nënshkruar nga rreth 1000 rezervistë aktualë dhe pensionistë izraelitë që bëjnë thirrje për t’i dhënë fund luftës në Gaza, po shkakton bujë në Izrael.

Më herët, shefi i shtabit ushtarak izraelit tha se ata do të pushoheshin nga shërbimi, ndërsa tani kryeministri Benjamin Netanyahu ka lëshuar një deklaratë të ashpër duke i quajtur nënshkruesit “një grup ekstremist që po përpiqet përsëri të thyejë shoqërinë izraelite nga brenda”.

“Ky grup i zhurmshëm është mobilizuar për një qëllim – për të përmbysur qeverinë. Ai nuk përfaqëson ushtarët apo publikun. IDF po lufton dhe ne jemi të gjithë pranë tyre”, tha ai në një deklaratë të publikuar nga zyra e tij në “X”.

Sipas mediave izraelite, letra nuk bën thirrje për një refuzim të përgjithshëm për të shërbyer, por u kërkon zyrtarëve izraelitë që t’i japin përparësi lirimit të robërve në vend që të ndjekin luftën nëGaza, e cila, thonë ata, “u shërben kryesisht interesave politike dhe personale, jo interesave të sigurisë së Izraelit”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here